FOTO/ Kush është Efthymiou, ish-agjenti grek që ekzekutoi Devi Kasmin

0
306

Policia ka arrestuar 4 persona për vrasjen e Devi Kasmit pak ditë më parë në kryeqytet, ndërsa është shpallur në kërkim organizatori. Ish-oficeri i Forcave Speciale të policisë greke Efthymiou, sipas policisë është ekzekutori.

Për të, drejtori i DVPT, Ardi Veliu tha se: Është vetëdeklaruar si ish-punonjës i forcave speciale të policë greke vë vitet 1992 – 2012. Në 2012-ën, u përjashtua se u konstatua si trafikant i lëndëve narkotike.

Efthymiou

Efthymious 42-vjeç është autori i vrasjes, të arrestuar për bashkëpunim janë; Elton Halipaj, Malvin Dinellari dhe Elton Hoxhallari, ndërsa në kërkim është (Altin) Aurel Hoxhallari, organizatori i grupit kriminal.

Shtetasi grek Efthymiou Efthymious ka hyrë në Shqipëri vetëm dy javë më parë, në
momentin e arrestimit i është gjetur edhe shumë e konsiderueshme eurosh dhe parash
shqiptare, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen.

“Elton Halipaj ka siguruar mjetet e nevojshme për kryerjen e krimit. Efthymiou Efthymious ka vrarë Devi Kasmin. Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën me vete një sasi e konsiderueshme eurosh dhe parash shqiptare, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim
për vrasjen. Malvin Dinellari ka siguruar mjetet dhe përgatitur infrastrukturën për realizimin e vrasjes. Elton Hoxhallari dyshohet si bashkëpunëtor në sigurimin e mjeteve dhe përgatitjen e infrastrukturës për realizimin e vrasjes”, deklaron policia.

Të arrestuarit
Elton Halipaj, 36 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë
Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, lindur e banues Arta Greqi
Malvin Dinellari, 30 vjeç, lindur në Korçë e banues në Tiranë
Elton Hoxhallari, 36 vjeç, lindur e banues në Tiranë

Në kërkim

(Altin) Aurel Hoxhallari, 41 vjeç, lindur e banues Tiranë

Baza e grupit kriminal

Gjatë këtij operacioni është zbuluar edhe baza e grupit kriminal një vilë në periferi të
Tiranës, në pronësi të organizatorit të këtij grupi Aurel Hoxhallari, i cili ka qenë arrestuar
edhe në 2015, por më pas është liruar nga burgu. Nga kontrolli në vilë është gjetur një
arsenal armësh, municionesh, eksplozivësh, raketa hedhës, armë të precizionit të lartë,
minë me telekomandë, dylbi, radio ndërlidhje (si ato të policisë), të cilat funksiononin në
grup, maska, veshje kamoflazhi, etj.
Janë sekuestruar në bazën e grupit kriminal;
– 2 pistoleta, njëra prej tyre e dyshuar si arma e krimit
– 4 armë automatikë
– 2 snajper
– 4 pushkë automatike
– 1 armë antitank me 2 predha
– 1 bombë me telekomandim në distancë
– sasi e konsiderueshme lënde eksplozive C4 dhe tritol
– 4 radio marrëse
– 1 dron
– 110 kg kanabis
– 2 maska

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here