“Arrestimi i Dashamir Xhikës, politik. Balla dhe Sejdini, presion mbi LSI”

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar për herë të parë në lidhje me arrestimin e ish-drejtorit të lartë të emëruar prej saj, Dashamir Xhika. Kryetarja e LSI deklaroi në emisionin “JAVA” në RTSH se jemi para një arrestimi të tërësisht politik me urdhër të Edi Ramës sipas saj.

“Arrestimi i djeshëm është një arrestim politik. Dashamir Xhika është kryetar i LSI në Elbasan. Ai është arrestuar nga një prokurore që e ka dosjen prej 3 vitesh, mbas 3 vjetëve, unë s’kam parë të mbahet një dosje 3 vite. Kjo do të thotë që ka bërë shantazh. Presion politik që ushtron Taulant Balla me Qazim Sejdinin ndaj LSI-së në Elbasan. Akuzohet Dashamir Xhika për një tender të 2008-ës kur nuk kishte lidhje as me PS as me PD. Dashamri Xhika është djalë shumë serioz, do përballet me drejtësinë e Edi Ramës dhe do ta fitojë. Do tu përgjigjet atyre që e kanë sajuar, sepse nuk mund të arrestosh një drejtor për një tender që nuk e ka kryer ai”, deklaroi Kryemadhi në emisionin “JAVA” në TVSH.

“Arrestimi i Dashamir Xhikës, politik. Balla dhe Sejdini, presion mbi LSI”

Plane për nesër? Ja si do jetë

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko