Përballja në TV, Fino zbulon lidhjen me Olsi Ramën, Duka: Festuam bashkë në Francë

0
222

Gara për kreun e FSHF ka hyrë në fazën më të nxehtë, e teksa na ndajnë vetëm pak ditë nga dita e votimit, dy kandidatët janë përballur në Top Channel, ku kanë shpalosur idetë e tyre gjatë emisionit “Të Paeskpozuarit”.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit “Të Paeskpozuarit” se çfarë e shtyu që të garojë për kreun e FSHF, deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino ka theksuar se ai synon që të sjellë një ndryshim drastik në menaxhimin e futbollit shqiptar, pasi siç thotë ai njerëzit nuk kanë më besim në kampionatin shqiptar, duke i cilësuar ndeshjet si të paracaktuara.

Fino shprehet se beson se do ia arrijë qëllimit falë edhe aftësive mjaft të mira menaxheriale.

 

“Nuk do ketë asnjë ekip të privilegjuar në presidencën time. Futbolli shqiptar ka nevojë për një ndryshim. Futbolli është një mision publik ka nevojë për pastërti, menaxhim më të pastër. Nevojitet ndryshim drastik në mënyrën e drejtimit menaxherial të FSHF. Gara ime ska të bëjë me emra të përveçëm, kundër Armand Dukës, ka të bëjë me një alternativë tjetër. Integriteti, pjesa ime reformatore dhe aftësitë meaxheriale janë kualifikuese për kandidat. Ka ardhur koha për një ndryshim për të rikthyer besimin tek kampionati shqiptar. Njerëzit e cilësojnë futbollin tonë si të paracaktuar. Standardizim të ri, kufizim të presidencës. Delegatët e Federatës duhet ta vlerësojnë si një platformë të ndryshme nga këto 16 vite”, u shpreh Fino.

Po ashtu Bashkim Fino kërkoi të sqarojë se nuk është Partizani dhe Olsi Rama që e kanë propozuar atë si kandidat për kreun e FSHF.

“Unë nuk e fsheh kokën. Unë jam politikan karriere dhe kam integritetin tim moral dhe politik. Kjo është mëse e vërtetë. Nuk më ka sjellë Olsi Rama si kandidat. Minimalisht do të më kishin propozuar, këtë e kanë bërë shumë miq dhe shumë dashamirës. Unë jam kam qenë pasionant. Vij nga një grupim më i gjerë. Jam propozuar nga Flamurtari dhe Lushnja”, u shpreh Fino.

Ndërkohë që kreu aktual i FSHF, që garon për një mandat të 5-të vuri në dukje se rikandidimi i tij vjen në një moment shumë të mirë për FSHF-në, ku nuk la pa përmendur arritjet që futbolli shqiptar ka pasur nën drejtimin e tij, apo gjendjen në të cilën ai e gjeti FSHF 16 vite më parë.

“Bashkim Finon e konsideroj si një sfidant që ka dëshirë të bëjë më mirë për një institucion. Rikandidmi im vjen në një moment mjaft të mirë të FSHF. Ka qenë një institucion thuajse inekzistent. Kemi bërë shumë gjatë kësaj periudhe, kemi bërë edhe gabime, por kemi pasur më shumë suksese. Suksese në garat brenda vendin, madje kemi arritur shumë edhe në arenën ndërkombëtare. Bashkë me Finon kemi festuar në Francë. Kam akoma energji për të kontribuar në këtë institucion”, deklaroi Armand Duka.

Bashkim Fino u pyet nga Ylli Rakipi, nëse në momentin që vendosi të kandidojë e pyeti Kryeministrin Rama.

Fino e mohoi këtë gjë. “Integriteti im nuk është në atë nivel që unë të marrë leje për atë që duhet të kandidoj. Kam dhënë dorëheqje si sekretar i përgjithshëm. Doja të kisha kohë të mjaftueshme. Nuk kam pyetur fare zotin Rama nëse duhet të kandidoj për kryetar të FSHF. Kam kandiduar me dëshirën dhe koshiencën time”, u shpreh Bashkim Fino.

Top Channel
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here