Basha: Me të gjithë do merrem, edhe me Manen, Kastratin e Gecin

0
263

Lulzim Basha nuk pranon argumentimin e Fatos Lubonjës se ai nuk ofron alternativë për popullin pasi është njësoj me Edi Ramën.

Edhe pasi Basha përmendi me emra disa biznesmenë të lidhur me Ramën, Fatos Lubonja i kërkoi të flasë për Samir Manen, Shefqet Kastratin, Ramë Gecin, Bashkim Ulajn, të cilët i konsideron si oligarkë.

“Do flas more do flas, me të gjithë do merrem, edhe me Samir Manen, edhe me Kastratin edhe me Gecin, po prit duro të mbaroj” – iu kthye Basha-Lubonjës në emisionin “Studio e Hapur”.

Analisti vazhdoi t’i kërkojë llogari pse PD-ja merret me drogën dhe jo me kullat që biznesmenët më sipër po ndërtojnë në Tiranë.

Basha iu përgjigj duke thënë se në katër vitet që ka drejtuar Bashkinë e Tiranës, këta biznesmenë nuk kanë marrë asnjë leje për kullë.

“As Basha dhe as Partia Demokratike nuk i ka duart e lidhura.” – shprehet Basha, në përpjekje për t’u distancuar nga lidhjet që Lubonja pretendon se ai ka me oligarkët.

“Këto janë kulla të dhëna nga Edi Rama. PD ka votuar kundër këtij plani urbanistik. I kanë denoncuar këto afera.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here