“Shitja e detit”, zbardhet debati në parlamentin grek për Shqipërinë në BE dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës

0
230

Gjatë një raportimi të ministrit të Jashtëm grek Kotzias për kufirin detar në Komisionin Parlamentar për Çështjet e Jashtme dhe ato të Mbrojtjes, dy deputetë ishin veçanërisht të interesuar për kushtet ndaj Shqipërisë.

Ata janë deputeti i Agimit të Artë, Mihali Arvanitis dhe ai i Demokracisë së Re, Stefanos Gjikas. Mbiemrat e tyre gjejnë kuptim në fushën e onomastikës historike. Arvanitis, një nga figurat qendrore të Partisë Agimi i Artë ka qenë radikal sa i përket marrëdhënieve me Shqipërinë, duke shprehur kundërshtinë e tij për një njohje të mundshme të pavarësisë së Kosovës nga Greqia.  Më i moderuar, por gjithsesi  me kushtin që Shqipëria të mos pranohet në Bashkimin Evropian nëse nuk firmos marrëveshjen me kufirin detar me Greqinë ishte deputeti i Demokracisë së Re, Gjikas.

Ministri Kotzias kërkoi që ato të ezaurohen në një seancë tjetër me dyer të mbyllura. Më poshtë pyetjet e dy deputetëve drejtuar ministrit të Jashtëm:

Mihali Arvanitis:

“I nderuar zoti ministër do të më gjeni kundër konstatimit tuaj se me kënaqësi do të bënit një marrëveshje me shqiptarët dhe do të njihnit Kosovën në rast se shqiptarët do të njhnin kufijtë tanë detarë… Jam kundër zoti ministër, pasi ne nuk mund të hapim një çështje të tillë, ne nuk e kemi njohur ligshmërinë e atij shteti. Marrëdhëniet tona me serbët do të përkeqësoheshin  në rast se njohim Kosovën dhe ajo që do të kërkoni si këmbim është shumë e pabarabartë.  Unë do t’ju thosha të kërkonit pavarësinë e Vorio Epirit. Duhet të kujdesemi shumë për marrëdhëniet tona me Serbinë, i vetmi vend ballkanik që është miqësor ndaj nesh dhe kemi lidhje historike”

Stefanos Gjikas:

“Pyetja ime ka të bëjë me përpjekjet që u bënë nga qeveria e mëparshme lidhur me çështjen e kufirit detar me Shqipërinë dhe mbyllja e kësaj marëveshje a do të kushtëzohet me hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Unë jam i mendimit që ajo të shoqërohet me këtë kusht”

Marrë nga faqja zyrtare e Parlamentit grek:

http://www.hellenicparliament.gr/Vouli-ton-Ellinon/ToKtirio/Fotografiko-Archeio/#1f2afe5b-b808-4754-9d3c-a46000c274f1

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here