Ambasadori Lu shtyn afatin me dy muaj: Për peshqit e mëdhenj keni kohë deri në pranverë

0
260

Ambasadori i SHBA në vendin tonë, Donald Lu kishte deklaruar që “peshqit e mëdhenjë” do të kapen në janar të këtij viti, por në ditën e fundit të këtij muaj Lu ka reaguar me mesazhin e publikuar në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në “Facebook”, ambasadori Lu thotë se ndonëse SHBA “investuan në burimet për t’ju ndihmuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, nuk po shihen ende rezultate, dhe kapja e “peshqeve të mëdhenjë” do shtyhet për në pranverë.

Deklarata e Plotë:

Deklaroj  “Politikanëve, policëve dhe prokurorëve: ju u zotuat përpara popullit shqiptar dhe përpara nesh. Ne investuam në burimet për t’ju ndihmuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ku janë rezultatet? Populli shqiptar do që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. Komuniteti ndërkombëtar kërkon rezultate konkrete përpara vendimeve të rëndësishme këtë pranverë. Tik-tak.”
Ambasadori Donald Lu

“To the Politicians, Police, and Prosecutors: You made promises to the Albanian people and to us. We invested the resources to help you fight organized crime and corruption. Where are your results? The Albanian people want an end to impunity. The international community wants concrete results before big decisions this spring. Tick-tock.”
Ambassador Donald Lu

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here