Ish-oficeri i antidrogës mesazh policëve: Kurajo të denoncojmë lidhjet e krimit dhe drogës…

0
174

Ish oficeri i antidrogës që jeton në azil ishte në protestën e opozitës përmes një video-mesazhi. Duke theksuar dëshirën që ai ka për t’u rikthyer në Shqipëri, Zagani shpjegoi pse vazhdon të qëndrojë jashtë vendit kur tha: “Që unë të jem në arrati se ndalova Habilajt dhe Saimir Tahiri në parlament, kjo nuk shkon, apo jo?”
Zagani iu drejtua me një thirrje të gjithë policëve që përballen me krimin dhe trafikantët e drogës të bëjnë të njëjtën gjë si ai.

“Unë u bëj thirrje kolegëve të mi, në policinë e shtetit, atyre oficerëve të përkushtuar të kenë kurajo të denoncojnë lidhjet e krimit me policinë, kushdo që qofshin ato sepse kështu do të jenë mburoja më e mirë, do të jenë misionarë të drejtësisë” u shpreh Zagani. Video më poshtë:

Ish oficeri i Antidrogës denoncoi i pari përdorimin e makinës së ish Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri nga banda e Habilajve. Denoncimi i kushtoi jo vetëm karrierën, por e detyroi të arratiset dhe të kërkojë azil jashtë vendit, bashkë me familjen e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here