Ristani: Do t’i tregojmë Ramës që nuk e pranojmë nëpërkëmbjen

0
180

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, në studion e Syri.net tha se arsyeja e parë që protestohet është ajo ekonomike. Ristani tha se arsyeja e dytë është mungesa e drejtësisë dhe shtylla e tretë ka të bëjë me zhbërjen e demokracisë, ku Rama po kthehet në krye të çdogjëje në këtë vend, duke synuar së fundmi edhe kreun e FSHF-së.

Ristani theksoi se përmes kësaj proteste qytetarët do t’i tregojnë Edi Ramës se nuk mund të pranojnë keqqeverisjen, nëpërkëmbjen.

“Është një protestë popullore, e cila vërtet është thirrur nga Partia Demokratike dhe partitë e tjera të opozitës, por në të do të jenë qytetarët përtej partive politike. Mesazhi që do të jepet është se Rama mund ta gënjejë dhe dhunojë këtë popull, por gënjeshtra dhe dhuna nuk mund të shkojë pa fund. Ka njerëz që kanë besuar te loja e demokracisë, te rotacioni, te tranzicioni, por sot besoj se të gjithë e kanë kuptuar se ky ishte një mashtrim i thellë. Qytetarët e kanë kuptuar se kanë sjellë në pushtet një bandë kriminale, që duhet hequr një orë e më parë nga qafa”, tha Ristani.

Sipas tij, protesta është fillimi i një stine protestash, fillimi i një lufte që nuk presim që do të mbarojë nesër, por do të fillojë nesër, që do të kulmojë me kërkesat e opozitës që janë krijimi i një qeverie antimafia, që do të krijojë jo vetëm kushtet për të luftuar krimin dhe trafiqet, por edhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here