Protesta/ Kryemadhi paralajmëron Ramën dhe Xhafajn: Kujdes me provokimet ose…

0
178

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj që të mos bëjnë provokime në protestën e nesërme.

Kryemadhi u shpreh për gazetarët se në protesta e nesërme e opozitës do jetë paqësore, ndërsa paralajmëroi se dhuna mund të vijë nga provokatorët e kryeministrit Edi Rama.

“Qytetarët të marrin celularët me vete e të filmojnë çdo episod dhunë. Xhafaj të jetë i kujdesshëm, me deklaratat provokuese të policisë, se do përballet me realitetin e dhimbshëm që po kalojnë shqiptarët”, tha Kryemadhi.

“Protesta e nesërme do jetë më paqësorja, por edhe më madhështorja. Do të marrin pjesë edhe ndërkombëtarët e martuar me shqiptarë, që punojnë e jetojnë në Shqipëri, sepse do protestojnë kundër gjobave që iu vendos Rama…. Edhe zoti e ka betuar protestën”, shtoi ajo, në një prononcim për mediat pas takimit në selinë e PD-së me Bashën dhe aletatët e tij.

Në takim ishin kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Endrit Brahimllari, Agron Duka, Dashamir Shehi, Fatmir Mediu, Nard Ndoka dhe Vangjel Dule.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here