Arrestohet autori i vrasjes së ndodhur rreth mesidtës në fshatin Zdrajç: Fiqeri Askurti, 51 vjeç, i akuzuar për veprën penale “Vrasja me dashje”.
Kapja dhe ndalimi i tij, u bë në një zonë pyjore në fshatin Zdrajç në një aksion ku morrën pjesë specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit,në Komisariatin e Policisë Librazhd dhe specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.
Askurti, pas një debati me fjalë për motive të dobëta, dyshohet të ketë vrarë me sende të forta (sopatë) shtetasin Idriz Byci rreth 50 vjeç i cili kishte qenë duke pastruar rrugën në këtë fshat, njofton policia. Më herët, të njëjtat burime shtuan se Askurti dyshohet se vuan nga probleme mendore.
Pas krimit, autori u largua për tu arrestuar disa minuta më pas.
DETAJE/ Vrasja në Librazhd, autori i sëmurë mendor, e qëlloi viktimën me sopat në kokë