Ngrini monumentet e marrëzive të parardhësve tuaj dhe monumentin e viktimizimit tonë!
Lërini o t’i gjejnë eshtrat e ushtarëve të vrarë! Djelmosha të mjerë që i vrau marrëzia e kohës. Punë e tyre ! Le t’u ngrejnë edhe monumente sa të kenë qef. Jo po do të rrimë të merremi, ishin kocka italiani apo greku për çdo skelet të nxjerrë nga dheu. Eshtë në të mirën tonë si shqiptarë. Vetëm budallenjtë nuk e kuptojnë dhe mistrecat. Negociata për varre!!! Pikaaaaaaa! Hajdeni mo gërmoni sa të doni! Punë varrëmihësish. U vranë në sherr me italianët shekullin e kaluar! E çfarë pastaj, dihet se ne fushë luftimesh mes të tjerëve kemi qenë. Na kanë mërzitur jetën e përsëri kemi mbijetuar. Kemi qenë dhe jemi viktima të sherreve të të tjerëve. A duan të ngrejnë monumente për këtë fakt historik që na nxjerr si viktima të shteteve që sot na mbajnë jashtë Europës? Doni eshtra o gjermanë, austriakë, hungarezë, anglezë, italianë, turq ? Doni eshtra helenë, romakë, persë, ostrogotë, bullguarë, ? Hajdeni këtu i keni, bëni varreza, ngrini monumente. Kështu ngrini monumentin tonë si popull martir i cmendurive tuaja të kaluara, ishallah jo të nesërme. Ne te ju kemi vetëm varre emigrantësh. Kurrë mos përsërisim të kaluarën, ju, se ne miza të vogla jemi. Nuk pickojmë dot.