Deputeti i Merkelit: I pakuptueshëm imuniteti i Tahirit. E rëndësishme, besueshmëria e Shqipërisë

0
133

Deputeti i partisë së Kancelares Merkel, Stephan Albani ka bërë për medien “Deutsche Welle” një pasqyrë të mënyres sesi shihet sipas tij realiteti politik i Shqipërisë në Bundestagun gjerman.

Deputeti Albani është kryetar i grupit parlamentar për Europën Juglindore, e thotë se kriteret për fillimin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian dihen, ato duhet vetëm të zbatohen.

Këtu, sipas tij, bën pjesë veçanërisht vullneti politik që siguron që korrupsioni dhe kriminaliteti i organizuar të luftohen me mjetet e shtetit ligjor.

Deputeti sjell shembullin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, për të thënë se nuk mund të përfitohet asnjë imunitet përpara një procedure ligjore që synon zbardhjen e një çështjeje.

“Kjo është shumë e rëndësishme për të siguruar besueshmërinë e Shqipërisë në shkallë ndërkombëtare”, thotë kryetari i grupit për Europën Juglinore në Bundestagun gjerman, në këtë intervistë për “DW”.

Në intervistë, Albani iu referohet edhe pritshmërive të Shqipërisë për çeljen e negociatave të anëtarësimit këtë vit. “Jemi në fillim të vitit, kemi raportet e progresit që do të publikohen në shkurt, e një proces që zgjat deri nga mesi i vitit. Nuk është pak, por as shumë kohë”, shprehet ai.

“Si fizikant dhe politikan, për mua vlejnë faktet. Ia kam thënë në bisedë edhe ambasadorit shqiptar. Faktet, jo vetëm në letër, por në zbatim konkret të tyre. Në letër shikoj disa gjëra, por në zbatim jo kushedi sa shumë. E kam siguruar se do ta formuloj rekomandimin tim për negociatat mbi bazën e fakteve nga mesi i vitit. Po qe se faktet janë të tilla, që në këtë pike nuk është bërë progres, atëherë faktet janë kaq të pakëndshme, saqë nuk mund ta përfytyroj se gatishmëria do të jetë shumë e madhe”, tha Stephan Albani.

Deputeti gjerman thekson më tej se, nëse kërkohet një perspektive në BE, duhet që qeveria dhe opozita të sillen si iu takon. “Po qe se kjo nuk është e siguruar, atëherë mungon çdo kriter, prandaj shpresoj që të dyja palët ta kuptojnë këtë. Palët duhet të nxjerrin mësimet e tyre dhe të ndryshojnë qartësisht sjelljen ndaj njëri-tjetrit, e të veprojnë me arsye”, përfundon mesazhin e tij kryetari i grupit parlamentar për Europën Juglindore në Parlamentin gjerman.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here