Abuzoi seksualisht me gjimnastet, 175 vjet burg për mjekun

0
188

Ish mjeku i ekipit kombëtar amerikan të gjimnastikës, Larry Nassar u dënua me deri në 175 vite burg, pasi pranoi fajësinë për abuzime seksuale me gjimnastet, disa të moshës 10 vjeç.

Nassar pranoi fajësinë në nëntor të vitit të kaluar për 10 akuza për sulme seksuale të shkallës së parë. Ai aktualisht po vuan një dënim me 60 vjet burg për pornografi me fëmijët.

“Sapo firmosa urdhrin për dënimin tënd me vdekje”, tha gjykatësja e Miciganit, Rosemarie Aquilina pasi njoftoi dënimin, që erdhi pasi rreth 160 viktima dëshmuan për abuzimet e dhimbshme nga ish doktori i skuadrës.

Atlete amerikane, fituese të medaljeve të arta në Lojërat Olimpike si Simone Biles, Gabby Douglas dhe McKayla Maroney ishin ndër ato që dëshmuan se pak muaj më parë ishin përdhunuar nga Nassar gjatë trajtimit mjekësor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here