Skandali/ “Ish sigurimsi me nofkën ‘telefoni’ pjesë e KLP”

0
190

Zbardhet listA e plote e anetareve te KLP ,ajo qe bie ne sy eshte se ato qe do bejne drejtesine figurojne dhe vete te kene probleme me ligjin per organet e reja drejtesise.Nje nga keto te zgjedhur ka qene pjese e sigurimit te shtetit me nofken T ……..

 

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi tha se fitorja e Reformës në Drejtësi do ishte që PS të mos e kapte këtë. “Kapja e kësaj drejtësie do të thotë që Rama të mbrojë kriminelët që ka në oborrin e tij”, tha Bylykbashi. Proçesi i zhvilluar dje, tregoi qartasi se e gjitha çka është bërë është një korrupsion dhe abuzim politik me këtë reformë, rezultati i të cilit është kontrolli i Ramës mbi drejtësinë”, tha Bylykbashi. “Kandidatët e bërë pjesë të ligjit jashtë çdo kriteri. Ne i kemi bërë të detajuara vërejtjet tona për çdo kandidat. Nuk kishim dyshim për rezultatin e shortit, ku influenca politike doli e qartë. Lista me probleme të rënda kushteutese”, vijoi Bylykbashi.

Sipas këshllitarit jurist, Gazmend Bardhi, “Altin Hazizaj ka depozituar në Kuvend ku deklaron se nuk kaqenë i dënuar për ndonjë vepër penale, por dëshmia e gjëndjes penale e nxjerr atë zbuluar, pasi ka qenë i dënuar dy herë me vendim penal të formës së perë për kryerjen e një vepre penale. Ky kriterë parashikohet nga kriteret e sistemit të ri të drejtësisë. Kandidatët për në organet kushtetuese kanë detyrimin të plotësojnë formularin e dekriminalizimit. Nga vendimi i prokurorit të Përgjithshëm, ose me saktë sektorit të dekriminalizimit, që është dorëzuar zyrtarisht në Kuvendin e Shqipërisë, por që i është fshehur anëtarëve të opozitës, rezulton se Altin Hazizaj përfshihet në fushën e veprimit për ligjin e dekriminalizimit. Pra ky anëtarë sduhet të ishte fare në listë.

Sokol Lamaj nga rradhët e avokatisë duhet të deklaronte të gjitha pagesat që ndaj shtetit, por ai ka deklaruar vetëm pageat e bëra në dhomën e avoaktisë. Ndaj tij janë marrë masa administrative se nuk ka paguar rregullisht tatimet. Edhe këto më sipër ndalojnë zotin Lamaj të ishte kandidat”, tha ai.

Ilir Panda gjithashtu duhej të hiqej nga lista. Sipas Bardhit, nuk mund të ketë kandidat politik. Po ashtu edhe Kozma Jano, nga rradhët e pegagogjisë, ky person është ish pjesë e dosjeve të sigurisë së shtetit, pra një ish sigurims me emrin “telefoni””, ish pjesë e Partisë Komuniste në Lushnje” ,vijoi Bardhi…

” Kandidati Alfred Balla, në rekomandimin e OMN, më dt 12 Janar thuhet se, kandidati Balla është konstatuar nga vëzhguesit ndërkombëtarë dhe SHBA se ky kandidat nuk i plotëson kriteret e kërkuara, se ky kandidat nuk është pjesë e sistemit të shoqërisë civile. Po ashtu ky shtetas është kapur në plagjaturë me një kandidat tjetër të përjashtuar me herët. Ky kandidat nuk ka integritet moral për ti besuar këtë pozicion. Ky kandidat nuk duhet të merret në konsideratë për këtë pozicionë”, tha Bardhi

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here