‘Naftëtarët viktima e radhës e Ramës’

0
132

Pas takimin me video konferencë që pati kryeministri Edi Rama me naftëtarët, ka ardhur dhe reagimi i parë nga Partia Demokratike.

Me anë të një statusi në Facebook, deputeti Edi Paloka, ka ironizuar këtë takim pasi sipas tij naftëtarët janë vetëm viktima e radhës për Edi Ramën.

“Prape shoë e mashtrime live. E prape, pas 5 vitesh ne qeveri e mashtrimesh te panumerta, “Fajin e ka Berisha” . U shfaq prape edhe “Vettingu”. Viktimat e rradhes , naftetaret e perballe tyre tre kryehajdutet dhe kryemashtruesit e qeverise”, e nis postimin e tij Paloka.

Më tej deputeti i PD shkruan: Asnje nga ministrat nuk e permendi Beson… Asnje fjale nuk i doli Rames qe ju a coi Beson si shpetimtar . Asnje fjale as per premtimin qe ju beri naftetareve se tani problemet e tyre u zgjidhen. Sigurisht nuk mund tju thonte qe e coi Beson aty per te perlare dhe ca miliona te tjera bashkarisht e jo per te zgjidhur problemin e naftetareve.

Postimi i plotë

Prape show e mashtrime live. E prape, pas 5 vitesh ne qeveri e mashtrimesh te panumerta, “Fajin e ka Berisha” . U shfaq prape edhe “Vettingu”.

Viktimat e rradhes , naftetaret e perballe tyre tre kryehajdutet dhe kryemashtruesit e qeverise .

Ata ju kerkojne pune dhe paga, keta ju thone te bejne dokumentat per te marre statusin dhe ju ofrojne spital per semundjet profesionale.

Pas 5 vitesh ne pushtet prape “Fajin e ka Berisha” e ku nuk eshte faji i Berishes “Fajin e ka Vettingu” qe kishim ca kohe qe nuk e degjonim si shkak per gjithe te zezat qe kjo qeveri dhe kryeministri i saj , ju shkaktojne shqiptareve.

Edhe pas 5 vitesh si kryeminister Rama nuk ka asnje pergjegjesi , asnje faj. Fajin gjithnje e ka Berisha dhe si bashkefajtor Vettingu.

Asnje nga ministrat nuk e permendi Beson… Asnje fjale nuk i doli Rames qe ju a coi Beson si shpetimtar . Asnje fjale as per premtimin qe ju beri naftetareve se tani problemet e tyre u zgjidhen. Sigurisht nuk mund tju thonte qe e coi Beson aty per te perlare dhe ca miliona te tjera bashkarisht e jo per te zgjidhur problemin e naftetareve.

Sot me paturpesi, pasi i kane mashtruar dhe ju kane marre edhe voten per vite me rradhe, i nxjerrin para kamerave per spektakel.

Ishte parashikuar dhe mbyllja me duartrokitje si per cdo spektakel pas fjales se liderit shpetimtar . Po pikerisht kur skenari po perfundonte dhe duartrokitjet filluan , ishte arroganca dhe cinizmi nga i cili Rama nuk heq dot dore qe ja prishi shfaqjen kryeministrit.

I bindur se shfaqja ja arriti dhe e korri suksesin e duhur, Rama ju drejtua naftetareve me arrogance “ E mos merrni me rrugen ne kembe per Tirane, ja ku e keni ekranin per protesta. Nuk kuptoj pse merrni rrugen ne kembe “

Po kjo tallje e fundit duket se ka qene e tepert se nga salla u degjuan mbi duartrokitjet e porositura, zerat e naftetareve te revoltuar: “Jemi pa pune e pa buke prandaj vijme ne kembe”

Prape Rama u perpoq ta “marre situaten ne dore” , prape me nje batute bajate. Po zerat nga naftetaret u forcuan dhe si gjithnje ne keto raste, i iku zeri dhe fytyra Rames , sinjali i ERTV u nderpre…

27 janar , ora 12.00 ne Bulevard

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here