Statusi i Minatorit, i propozuar nga LSI-ja, ka nxitur diskutim mes maxhorancës dhe opozitës. Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka reaguar sot pasi deputeti i PS-së, Erion Braçe, u shpresh se deputeti i LSI-së që edhe e mbështet si nismë, kërkon të përfitojë nga Statusi i Minatorit.
Statusi i plotë
Sapo dëgjova Kryetarin e Komisionit të Ekomomisë të shprehet se unë dua të përfitoj politikisht me Statusin e Minatorit.
Un po e pyes atë se kush përfitoi FINANCIARISHT 3 milion euro në vit, nga heqja e akcizës së pijeve energjike.
Uroj që komisioni përgjegjës të gjykojë më ftohtë këtë çështje, pasi quhet i Mirëqënies dhe Shëndetësisë, aq të nevojshme për punonjësit e nëntokës!