Shefi i policisë kriminale të Shkodrës Saimir Rrustemi ka bërë një apel të fortë përmes rrjeteve sociale në ditën e 105 vjetorit të themelimit të Policisë së Shtetit.
“Sot është 105 vjetori i themelimit të Policisë së Shtetit. Kjo ditë e gjen organizatën tonë në një moment kycc të historisë së saj ku ka filluar një luftë e fuqishme brenda dhe jashtë saj kundër krimit të organizuar.
Një luftë që do ia ndryshojë faqen vendit tonë. Por të vetëm ne s’ia dalim dot, s’ia dalim pa ndihmën e ccdo institucioni dhe të gjitha hallkave të këtij shteti. Prandaj sot une do ul kokën dhe do ju lutem duke u kërkuar ndihmë. Do ul kokën e tju lutem kolegeve të mi: vendosni në cilen anë të barrikadës do qëndroni. Do ul kokën para prokuroreve e gjyqtarëve: Boll më! Vendi ka nevojë për pjesën tuaj të drejtë e të ndershme!
Do ul kokën e do u lutem tatimeve, doganave: A nuk ju mjafton? Është edhe momenti i juaj!
Do ul kokën e do u lutem bizneseve: Mos shikoni daljen nga situatat tuaja financiare duke u mbështetur tek paratë e krimit! Ato mund t’ju favorizojnë një moment ,por ai moment do jetë fundi i biznesit tuaj.
Dua të ul kokën e t’u lutem mësuesve tanë: Ngrihuni në nivelin që kërkon puna juaj, edukojini të rinjtë tanë që të jenë të denjë për të qenë pjesë e pastër e vendit të tyre!
Do ul kokën e do ju lutem institucioneve fetare: Zoti ju ka ngarkuar me një detyrë të rëndësishme, të edukoni shoqërinë e t’u tregoni se cila është rruga e drejtë dhe mos harroni se do jepni llogari para tij!
Do ul kokën e do i lutem të rinjve: Qëndroni larg veseve, përbuzeni atë ndjenjen e krenarisë për të qenë pjesë e grupeve kriminale të qytetit! Në pamje të pare mund t’ua marrë mendjen me pasurimin e shpejtë me makinat e bukura apo krenarinë per t’u dukur i fortë, por ju garantoj që kjo zgjedhje do ju shkurtojë jetën.
Mbase jam patetik, mbase jam i dalë mode, sic më thonë jam kundër rrymës, por dua tua përsëris:
Vendi ynë nuk është ky! Vendi ynë s’mund të jetë ky! Vendi ynë nuk duhet të jetë kurrë ky!
Zoti na ndihmoftë!”, shkruan Rrustemi në rrjetet sociale