Armand Duka shpall zyrtarisht kandidaturën për kreun e FSHF

0
302

Armand Duka shpall zyrtarisht kandidaturën për një mandat të ri për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, ku shpalli edhe objektivat e tij.

“Ndihem jo vetëm i detyruar por mbi te gjtha i vlerësuar dhe i respektuar që një pjesë e konsiderueshme e komunitetit të futbollit dhe anëtarëve të Federatës Shqiptare të Futbollit ka kërkuar rikandidimin tim në rolin e presidentit të ketij institucioni”, shkruan Duka në mesazhin e tij, për zyrtarizimin e kandidaturës së tij.

Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore do të zhvillohet, më 7 shkurt në hotel “Adriatik” në Durrës.

Armand Duka është në krye të FSHF-së nga viti 2002 dhe një nga sukseset e tij më të mëdha është pjesëmarrja e parë historike e Kombëtares së Shqipërisë në finalet e Euro 2016 të zhvilluar në Francë, ku Kuqezinjtë arritën të renditen të tretët në grup, edhe pse kishin kundërshtarë të tillë si Franca, Zvicra dhe Rumania.

Mesazhi i plotë i Dukës

Së bashku për futbollin!

Ndihem jo vetëm i detyruar por mbi te gjtha i vlerësuar dhe i respektuar që një pjesë e konsiderueshme e komunitetit të futbollit dhe anëtarëve të Federatës Shqiptare të Furbollit ka kërkuar rikandidimin tim në rolin e presidentit të ketij insistucioni.

Pas konsultave me faktorë te rendesishëm dhe grupe interesi që përfaqësojnë te gjjtha kategoritë, moshat dhe gjinitë vendosa të rikandidoj i bindur se te gjthë bashkë përfshirë dhe ju që nuk keni të drejtë vote mund të vazhdojmë se bashku një rrugë e cila në mënyrë të pashmangshme na ka dërguar te progresi.

Masivizimi i futbollit, fëmijët, të rinjtë, femrat, rezultatet e skuadrës Kombëtare me objektivin madhor për kualifikimin në EURO 2020 dhe Kupën e Botës 2022, arritjet e klubeve në arenën ndërkombëtare, politikat e futbollit dhe e ardhmja e garantuar më japin besim se sërish do vendosim për një futboll shqiptar gjjthnjë e më të mirë. Që nga ky moment jam në dispozicion te të gjjthë anëtarëve te Asamblesë Zgjedhore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here