Nisja e ditës shëndetshëm sigurisht nis nga stomaku në mëngjes. Mënyra e të ushqyerit dhe kujdesi që duhet të tregojmë me gjërat që konsumojmë ose jo në mëngjes është shumë e rëndësishme për shëndetin e organizmit.
Këshilla që kemi dëgjuar më shpesh kohët e fundit kur rëndësia e të ushqyerit të shëndetshëm ka marrë dhenë është që të pimë ujë sapo të zgjohemi.
Uji pastron gjithë organizmin nga toksinat dhe ndihmon në rënien në peshë.
Nga ana tjetër, stomaku në mëngjes është delikat dhe nuk duhet mbushur me gjëra të panevojshme dhe që nuk kanë një ndikim pozitiv për shëndetin.
Më poshtë do të gjeni listën e 5 gjërave që nuk duhet të bëni kurrë me stomakun bosh, sipas ekspertëve të AgroWeb.org
1.Kurrë mos pini çaj apo kafe me stomakun bosh
Pirja e kafesë me stomakun bosh nxit prodhimin e një acidi që shkakton urth dhe refluks.
Gjithnjë pini një gotë ujë përpara se të pini çdo lloj pije tjetër.
Nëse nuk hiqni dorë lehtë nga kafeja, atëherë përpiquni ta pini atë me qumësht.
Tretja do të jetë më e mirë dhe stomaku nuk do të jetë aq i lënduar sa për të mos përmirësuar përthithjen e ushqyesve gjatë ditës.
2: Kurrë mos pini alkol
Pirja e alkolit me stomak bosh do të përshpejtojë përthithjen e tij në gjak.
Arteret do të zmadhohen dhe tensioni i gjakut do të bjerë.
Kur niveli i alkolit në gjak është shumë i lartë, atëherë me siguri do të humbisni kontrollin dhe do të keni marramendje.
3. Kurrë mos pini ilaçe me stomak bosh
Ilaçe të ndryshme kundër dhimbjeve siç janë paracetamoli dhe aspirina nuk duhen pirë kurrë me stomak bosh.
Këto lloj medikamentesh shkaktojnë gjakderdhje gastrike në momentin që futen në stomak dhe humbasin efikasitetin e tyre.
4. Kurrë mos bëni aktivitet fizik me stomak bosh
Nëse mendoni se do të humbni në peshë duke mos ngrënë, gaboheni rëndë.
Kur kryeni një aktivitet fizik, organizmi përdor glikogjen, një lëndë që vjen nga ushqimi.
Nëse ju nuk keni ngrënë, atëherë trupi do të djegë muskujt dhe do të nxisë akumulimin e tepruar të yndyrnave.
5. Mos bëni pazar me stomak bosh
Të bërit pazar nuk kërkon vetëm një kuletë të mbushur plot.
Nëse bëni pazar me stomak bosh, do të shpenzoni më shumë para për ushqime me shumë yndyrë dhe kalori.