Si qeveria po “ha” lekët e të verbërve

0
165

Shteti shqiptar i ka “borxh” çdo të verbri dhe shoqëruesit të tij rreth 1 mijë euro, sipas Kreut të Shoqatës së të verbërve Sinan Tafaj. Referuar buxhetit të vitit 2018 kryetari i kësaj shoqate rikujton se nuk është parashikuar asnjë fond për shërbimet ndaj të verbërve si dhe për paratë e prapambetura.

“Në buxhetin e vitit 2018 nuk janë parashikuar detyrimet e prapambetura prej vitesh për personat me aftësi të kufizuar. Sot, shteti shqiptar ka borxh rreth 1 mijë euro çdo të verbëri dhe po kaq edhe shoqëruesit të tij. Problemi i dytë është financimi I shërbimeve të posaçme. Shërbimet e posaçme në Shqipëri nuk po financohen më. Shteti vetëm të verbërve mund t’u ketë borxh rreth 15 milionë euro. Por, nëse kjo shifër dhe kjo është ajo që e tremb shtetin, sepse e njëjta e drejtë u takon edhe grupeve të tjera.”

Janë rreth 11 mijë të verbër në të gjithë vendin të cilët presin që të marrin paratë e prapambetura. Madje shumë prej tyre u janë drejtuar gjykatave për të fituar këtë të drejtë. Por pavarësisht vendimeve të gjykatave në favor të të verbërve, disa Bashki nuk pranojnë që të bëjnë pagesat.

“Administrata publike ka një koncept të gabuar, thonë ‘kërkojini me gjyq.’ Ne i kemi fituar për disa mijëra vetë, për 2 mijë apo 3 mijë vetë gjyqet. Jemi duke ekzekutuar, por nuk ka asnjë arsye që të strapacohemi. Nuk kemi mirëkuptimin e Bashkisë së Bajram Currit, të Bashkisë së Kukësit e kemi gjetur mirëkuptimin, i kemi marrë ato para. Edhe në zonën e Poliçanit dhe Skraparit janë ekzekutuar, shikojmë çdo bëhet në Bashkinë e Laçit, Shkodrës dhe të Lezhës. Në Lezhë janë ekzekutuar një pjesë e tyre. Gjithsesi, problem ka edhe në ekzekutimin e tyre sepse kur nuk parashikon fondet është e vështirë t’i gjesh ku janë ato.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here