Shehi: Ta rrëzojmë Ramën, Shqipëria ka rënë në duart e horrave  

0
150

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, u shpreh se aleanca e nisur si një bashkëpunim kundër Edi Ramës mes PD dhe LSI  duhet të jetë e përkohshme – pasi sipas tij, LSI nuk ka asnjë përputhshmëri me objektivat dhe interesat e PD për përfaqësimin e të djathtës.

“Kemi dhënë gjykimin tonë, që aleanca është me ne, ne që hymë në zgjedhje si opozitar. Janë të mirëpritur në këtë aleancë të re kundër Ramës edhe LSI, madje jo vetëm ajo, por edhe të tjerë. Mirëpo strategjia e bllokut opozitar kalon përtej një aleance të përkohshme.

PD ka një mision që është historik, rivendosja e shtetit shqiptar, lufta kundër korrupsionit, rikthimi i të djathtës në pushtet, këto janë tezat afatgjata.

LSI nuk përputhet me tezat e të djathtës dhe të PD-së. Mund ta ndihmojë, por kjo është afatgjatë për PD-në. Është në dorë të PD që ta gjykojë pozicionin e vet. Unë gjykoj, por edhe kolegë të tjerë, se PD dhe LSI janë dy bashkësi që priten, ka edhe një delta-zonë, dhe kjo është interesi për të rrëzuar Edi Ramën.

PD nuk ka thjesht detyrë të zëvendësojë apo alternojë pushtetin, që të ikë Rama dhe të vijë Basha, s’është kjo detyra e PD, është shumë më e madhe. Ne e gjykojmë si një forcë e cila mund të kontribuojë për rrëzimin e Ramës, por jo për objektiva të tjera. Ndarja e pushtetit është e dorës së dytë, por PD ka një mision historik të qendrës së djathtë, ndërsa LSI nuk ka ndonjë rol këtu”, u shpreh Shehi në studion e Report Tv.

Referuar takimit të Bashës me aleatët e djathtë, Shehi tha se kushti i të vegjëlve është ndryshimi i sistemit zgjedhor.

Shehi tha se është diskutuar për aksionet e ardhshme politike përfshirë edhe protestën e ardhshme e paralajmëruar për në fund të janarit.

Por ajo që kanë kërkuar aleatët, tha Shehi, “ka qenë ndërhyrja në Kodin Zgjedhor dhe ndryshimi i sistemit” si kusht ky i aleatëve të djathtë për Bashën. Shehi tha gjithashtu se “aleatët e djathtë kërkuan në takimin me Bashën edhe ndryshimin e hartës administrative”.

“Duhet një ligj i ri zgjedhor dhe një ndarje e re administrative”, tha Shehi. Duke u ndalur te protesta e ardhshme, e cila pritet të zhvillohet në fund të janarit, Shehu tha se nuk do të jetë e dhunshme, por opozita duhet të bindë sa më shumë shqiptarë që t’i bashkohen këtij tubimi.

“Ne presim që protestat të ndikojnë te shqiptarët, të mblidhen sa më shumë njerëz që ta kuptojnë se kanë rënë në duar të horrave. Do t’i bindim shqiptarët që kanë rënë në dorë të horrave. Ky është një impakt shumë i madh për mua. Nuk është e thënë se të gjithë do dalin në demonstratë, disa do shohin televizor, dikush ka fëmijën në punë, në polici, mësues, mjek, infermiere. Frika është e madhe. Do t’i tregojmë shqiptarëve se ku ka degjenuar Shqipëria. Ky është impakti. S’kemi ndërmend të djegim institucionet dhe as të dëmtojmë Shqipërinë”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here