Olsi Rama sherr me trajnerin Starova për largimet e Partizanit

0
337

Trajneri Sulejman Starova nuk e ka të sigurt qëndrimin te ekipi i Partizanit, duke parë zhvillimet e fundit në kampin e kuq. 62-vjeçari ka qenë shumë i irrituar edhe në seancën e djeshme stërvitore, pasi nuk është pyetur në lidhje me listën e formuluar nga klubi i kuq.

Numri një i stolit nuk ka qenë dakord me largimet e lojtarëve të skarcuar nga klubi. Drejtori Olsi Rama ka vendosur veton për ta dhe lista është formuluar nga ai.

Zyrtari i kuq i ka komunikuar Starovës vendimin për largimin e Malotës, Vilës dhe Krasniqit. Numri një të stolit i janë bërë taksative largimet e tyre dhe nuk ka pasur kohë të ndërhynte.

Starova ka qenë kundër largimit të mbrojtësit Renato Malota dhe mesfushorit Emiljano Vila. Ai ishte dakord për mbrojtësin tjetër Gëzim Krasniqi, pasi edhe marrëdhëniet mes tyre nuk ishin shumë të mira. 62-vjeçari i ka konsideruar si titullarë Malotën dhe Vilën. “Bobi” ka luajtur me ta edhe në ndeshjet e fituara në kampionat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here