Ja kur do fillojë sezoni i fundit i Game of Thrones

0
136

HBO ka konfirmuar se Game of Thrones do të rikthehet për sezonin e tetë dhe të fundit në vitin 2019-të. Gjithashtu, është bërë e ditur se gjithsej sezoni i ri do të ketë 6 episode.

Seriali ka fituar disa çmime dhe këtë vit është nominuar për ‘’Serinë më të mirë televizive’’ në Golden Globes.

Tashmë sytë e dashamirëve të këtij seriali janë te George Martin, sepse është ai që do të vendos për fatin e Westeros.

HBO tashmë ka konfirmuar që sezoni i tetë do të shkruhet nga David Benioff, D.B Weiss, Bryan Cogman dhe Dave Hill.

Vitin e kaluar, me vjedhjet e mëdha që ju bënë episodeve, HBO ka bërë të ditur  se tashmë është punuar edhe në aspektin e sigurisë që do të parandalojë që një gjë e tillë të ndodh edhe këtë vit.

Për këtë arsye do të filmohen skena të rrejshme për të hutuar fansat dhe nuk do të ju jepen skripta aktorëve për të parandaluar çdo vjedhje të mundshme.

Këtë e konfirmoi në një intervistë edhe njëri nga aktorët kryesorë, Nikolaj Coster-Waldau që luan rolin e Jaime Lannister.

Ai tha se as aktorët kryesorë nuk do të kenë skriptet para fillimit të filmimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here