Me hapjen e merkatos së janarit të gjitha ekipet nxitojnë të përforcohen, por sipas drejtorit të përgjithshëm të Juventusit, Beppe Marotta, këtë sesion bardhezinjtë nuk do të bëjnë ndryshime, pasi ekipi është kompetitiv dhe do të synojë objektivat me lojtarët që ka në dispozicion.
Drejtuesi i “Zonjës së vjetër” foli edhe për Dybala, ku theksoi se ai është shumë i rëndësishëm për ekipin.
Sa për vlerën e argjentinasit, ai deklaroi se 24-vjeçari nuk ka qënë kurrë në shitje dhe për këtë arsye nuk mund të përcaktojë vlerën e kartonit të tij.