Olimpiakos nuk gjen qetësi, shikoni çfarë i kanë bërë zëvendësuesit të Besnik Hasit

0
221

Skuadra greke e Olimpiakosit nuk po gjen qetësi me trajnerët. Vetëm pak kohës pas shkarkimit të shqiptarit Besnik Hasi, bardhekuqtë nga Pireu kanë larguar edhe grekun Takis Lemonis, i cili pasoi gjakovarin.

Edhe pse Olimpiakosi ndodhet në vendin e parë, drejtuesit kanë menduar të bëjnë një tjetër lëvizje duke i besuar “timonin” spanjollit, Oskar Garsia, i cili së fundi drejtoi Sant Etienin në kampionatit francez. Në të kaluarën 44-vjeçari ka drejtuar skuadra të njohura si Makabi Tel-Aviv, Brajton, Uatford dhe Red Bull Salzburg.

Te Salzburgu, Garsia ka pasur në skuadrën edhe futbollistin shqiptar Valon Berisha, i cili aktivizohet me përfaqësuesen e Kosovës dhe është një nga lojtarët më të dalluar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here