VIDEO/Pasi i vodhi 4 vite, Rama u vesh si i fundit i bandës së babagjyshëve…

0
134

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale mbi shfaqjen e Kryeministrit Edi Rama, që në ditët e fundit të 2017-ës, u shfaq i veshur si babagjysh duke bërë dhurata.

“Pasi i vodhi 4 vite më radhë, tani vishet si babagjysh. Prandaj mediat e quajnë “i fundit i bandës së babagjyshëve”, shkruan Berisha në rrjetin social, duke sugjeruar ndjekjen e kronikës në FaxNeës.

Kronika e transmetuar nga Faxnews

Qindra mijëra shqiptarë u përlotën kur babagjyshi Edi Rama, i premtoi djalit paraplegjik një makinë që do ta transportonte çdo ditë.

Megjithëse dyshuan se Rama e bëri për propagandë, siç ka bërë dhe më parë, u kënaqën që një djalë paraplegjik mori një dhurate të merituar për vitin e ri.

Më së shumti besuan kështu ata që e kishin harruar çfarë kishte ndodhur pak muaj më parë në dyert e Ministrisë së Punës apo në Laprakë, kur nën shiun e dendur, paraplegjikët masakroheshin nga policia.

Një transmetim live, që Kryeministri nuk mund të mohoje që e ka ndjekur. Dukej qartë se si “policia që duam” e Edi Ramës, i dhunoi të pambrojturit dhe i detyroi të largoheshin.

Por jo vetem kaq. Për 4 vitet e mandatit të parë, ishte vetë Kryeministri që u kujdes që të gjitha fondet e paraplegjikëve të kalonin nga shoqata e ish zv ministres Bardhulka Kospiri. Madje një nga drejtuesit e shoqatave shpërtheu në Top Shoë kundër saj,.

Nëse për 4 vjet këto fonde do të menaxhoheshin me drejtësi, maskimi i Edi Ramës si babagjysh do të ishte krejt i panevojshëm. Keqmenaxhimi i fondeve, dhunimi dhe injorimi i paraplegjikëve, e bënë atë të dukej si i fundit i bandës së Babagjyshëve

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here