FBI nis hetimet ndaj ‘Fondacionit Clinton’

Departamenti i Drejtësisë ka nisur një hetim të ri nëse ‘Fondacioni Clinton’ është përfshirë në ndonjë pagesë për arritjen e synimeve politike ose aktivitete të tjera të paligjshme, gjatë kohës që Hillary Clinton ka shërbyer si Sekretare e Shtetit, thanë zyrtarë të zbatimit të ligjit dhe një dëshmitar për ‘The Hill’.

Agjentët e FBI nga ‘Little Rock, Ark.’, aty ku fondacioni ka zanafillën e tij, kanë marrë drejtimin e hetimit dhe kanë intervistuar së paku një dëshmitar muajin e fundit dhe zyrtarët e zbatimit të ligjit thanë se veprime dhe hetime shtesë priten në javët e ardhshme.

Zyrtarët, të cilët kanë folur vetëm në kushtet e anonimitetit, thanë se hetimi po shqyrton nëse Clinton-ët premtuan ose kryen favore politike, duke iu ofruar donatorëve premtime se do merrnin të ardhura qeveritarep.

Hetimet gjithashtu mund të shqyrtojnë nëse ndonjë aset i përjashtuar nga tatimet është konvertuar për përdorim personal ose politik dhe nëse Fondacioni është në pajtim me ligjet e aplikueshme tatimore, thanë zyrtarët.

Një dëshmitar i intervistuar kohët e fundit nga FBI e përshkroi sesionin te ‘The Hill’ si “jashtëzakonisht profesional dhe pakontestueshëm” dhe u përqendrua në pyetjet nëse donatorët për përpjekjet bamirëse të Clinton morën ndonjë trajtim apo favor nga administrata e Obamës, mbi një vendim të politikës, i cili ishte theksuar më parë në raportet e medias.

FBI nis hetimet ndaj ‘Fondacionit Clinton’

Clinton

Klinton 2

Dëshmitari i thatë dhënat në kushtet e anonimitetit. Ai tha se agjentët ishin nga Little Rock dhe pyetjet e tyre u përqëndruan në vendimet e qeverisë dhe diskutimet e donacioneve për entitetet Clinton, gjatë kohës që Hillary Clinton drejtoi Departamentin e Shtetit, të presidentit Obama.

Nick Merrill, një zëdhënës i Hillary Clinton dhe Craig Minassian, një zëdhënës i Fondacionit, nuk i kthyen menjëherë telefonatat ose e-mailet që kërkonin koment, të enjten mbrëma.

Por Fondacioni dhe Merrill i kanë thënë më parë ‘The Hill’ se Clinton-ët, kurrë nuk kanë tregtuar ndonjë vendim të politikës qeveritare për donacione dhe se përqendrimi i vazhdueshëm në këtë çështje është thjesht një shpërqendrim konservator nga hetimi i presidentit Trump për zgjedhjet në Rusi.

Ish-ndihmësja e Shtëpisë së Bardhë të Clinton, Bruce Lindsey, e cila mbikëqyr Fondacionin, gjithashtu nuk iu përgjigj menjëherë një e-maili që kërkonte përgjigje.

‘Ëall Street Journal’ raportoi në fund të vitit të kaluar se disa zyra të FBI-së, duke përfshirë atë në ‘Little Rock’, kishin mbledhur informacione mbi Fondacionin Clinton prej më shumë se një viti. Raporti gjithashtu tha se kishte pasur presion nga ana e FBI-së ndaj Departamenti i Drejtësisë.

Një ligj i ri po ndjek një zotim të Kongresit në fund të vitit të kaluar nga zyrtarët e lartë të Departamentit të Drejtësisë Trump, që zbatimi i ligjit do të rishqyrtojë disa nga hetimet dhe çështjet ligjore të mbyllura gjatë viteve të Obamës, që konservatorët mendonin se nuk iu dha vëmendja e duhur.

Ai gjithashtu ndjek muaj kritikash në Twitter nga Presidenti Trump, i cili ka pyetur në mënyrë të përsëritur pse nuk është ngritur asnjë akuzë penale kundër Clinton-ëve dhe makinesirë së tyre për thithjen e fondeve.

Për vite me rradhë, mediat e ndryshme që nga ‘New York Times’  e deri te ‘Daily Caller’, kanë raportuar histori të panumërta për donacionet për Fondacionin Clinton, gjatë kohës që Hillary Clintonishte Sekretare Shteti.

Autori konservator, Peter Schweizer, i ka shkruar episodet më të famshme në një libër të quajtur ‘Clinton Cash’, që i dha ‘municionin e duhur’ konservatorëve, përfshirë Trump, për të ngritur çështjen dhe për të rihapur hetimet.

Disa anëtarë të Kongresit të GOP i kanë kërkuar së fundmi Prokurorit të Përgjithshëm, Jeff Sessions, që të emërojë një këshill të posaçëm, për të parë numrin e madh të çështjeve që kanë të bëjnë me Clinton-ët.

Zyrtarët e drejtësisë i dërguan një letër Kongresit në nëntor duke sugjeruar se disa prej këtyre çështjeve po rishqyrtohen, por seancat më vonë dëshmuan se emërimi i një prokurori të posaçëm kërkoi një ‘kleçkë’ ligjore, që ende nuk ishte përmbushur.

Zyrtarët thanë gjithashtu se Departamenti i Drejtësisë po rishqyrtonte nëse kishte çështje të pazgjidhura nga ato që janë mbyllur për sa i përket transmetimit të informacionit të klasifikuar nga Hillary Clinton, nëpërmjet serverit të saj personal të email-it.

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, në vitin 2016 arriti në përfundimin se Clinton ishte treguar “jashtëzakonisht e pakujdesshme” në trajtimin e atij informacioni të klasifikuar dhe se kishte disa prova për shkeljet ligjore, por ai refuzoi ta akuzonte me arsyetimin se ai nuk mund ta vërtetonte se Clinton dhe ndihmësit e saj, kishin shkelu ligjin.

Vendimi i tij u kritikua me forcë nga republikanët, dhe siç doli më pas se deklaratat e tij ndryshuan, kanë çuar në kritika të reja.

Një zyrtar i lartë i zbatimit të ligjit tha se drejtësia po shqyrtonte nëse ndonjë çështje nga ai hetim duhet të rihapej, por paralajmëroi se përpjekja nuk ishte në fazën e një hetimi të plotë.: Ky material është pronësi intelektuale e The Hill   /Hashtag.al

FBI nis hetimet ndaj ‘Fondacionit Clinton’

Orest Sota u lirua në ditën e

FBI nis hetimet ndaj ‘Fondacionit Clinton’

Trump vendos rregulla të reja në Shtëpinë

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko