Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në zonën e Institutit në Tiranë.
Nga të dhënat e para mësohet se të 1 person është plagosur.
Policia njofton se:
Rreth orës 14.20, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën e ” Shkodrës”, ka të shtëna me armë zjarri.
Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:
Në rrugën e “Shkodrës”, pranë “Nish Tulla nr.3” dhe urës së Institutit, dyshohet se është plagosur më armë zjarri shtetasi K.P., rreth 40 vjeç.
Shtetasi i plagosur është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Nga ana e Policisë është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.