Zyrtare/ Mazzarri merr drejtimin e Torino-s

0
156

Torino edhe zyrtarisht ka konfirmuar se Walter Mazzarri është emëruar trajner i ri i skuadrës.

Kjo pasi sot më herët Sinisha Mihajlovic u shkarkuar nga posti i trajnerit pas humbjes 2-0 ndaj Juventusit në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Mazzarri doli shpejt si njeriu favorit për ta zëvendësuar atë, dhe kjo gjë tanimë është konfirmuar.

“Klubi i Futbollit Torino njofton se rolin e trajnerit të ekipit të parë ia ka besuar Walter Mazzarrit”, ka njoftuar Torino në një komunikatë për media.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here