Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, mbajti dje një takim me presidentin e klubit, Florentino Perez, dhe drejtorin e përgjithshëm, Jose Angel Sanchez, për të diskutuar rreth mundësive për të transferuar lojtarë gjatë janarit.
E përditshmja spanjolle “AS” raporton se trajneri francez e ka dhënë dritën e gjelbër për blerjen e portierit Kep Arrizabalaga, por ka refuzuar ta përforcojë skuadrën me sulmues.
Në ditët në vazhdim, Real Madridi do ta pagujë klauzonë e Kepas, e cila është në vlerë 20 milionë euro.
Ndërkohë, gjatë takimit, Perez dhe Sanchez e kanë ngritur çështjen e blerjes së një qendërsulmuesit, por Zidane ka përsëritur se dëshiron ta mbarojë sezonin me Bale, Cristiano dhe Benzema.