Hyn në fuqi Kodi Penal për të miturit, ja ndryshimet

0
400

Prej 1 janarit 2018, të miturit në konflikt me ligjin do të trajtohen në bazë të kodit penal për të miturit dhe jo si deri më tani me të njëjtin kod sit ë rriturit. Ky është një ndryshim i sjellë në bazë të reformës në drejtësi ndërsa gjykata penale kanë krijuar dhe seksionet e veçanta me gjyqtar të cilët do të profilizohen në këto gjykimi.

Por çfarë parashikon ky kod? Referuar ndryshimeve burgimi i një të miturit është masa e fundit që duhet përdoret ndërsa përparësi i jepet dënimeve alternative dhe restauruese.

Një tjetër risi është dhe ofrimi falas i përkthyesit nëse nuk kupton gjuhën me të cilët zhvillohet procesi apo interpretuesit me anë të shenjave nëse nuk dëgjon. Po ashtu i mituri në konflikt me ligjin ka të drejtën që përgjatë gjithë procesit të shoqërohet nga prindi ose personi i afërt i përzgjedhur prej tij.

Sipas nenit 20 të ligjit tashmë të hyrë në fuqi, çdo i mitur në konflikt me ligjin ka të drejtë për ndihmë ligjore dhe psikologjike përgjatë të gjithë procesit të garantuar nga shteti pa pagesë. Ky ligj parashikon që çdo publikim i të dhënave personale të një të mituri në konflikt me ligjin përbën vepër penale dhe dënohet sipas ligjeve në fuqi.

Kur një i mitur kryen krim ai do të gjykohet nga seksioni penal për të miturit deri në moshën 23-vjeçare nëse procesi ndaj tij ende nuk ka mbaruar, ndërsa më pas gjykimi ndaj tij bëhet sipas kodit penal për të rriturit duke humbur dhe të drejtat që ofron kodi për të miturit.

Ndërsa mosha që aplikohet kodi penal për të miturit është nën 18 vjeç dhe deri në 21 vjeç përgjatë kohës që ka qenë i mitur kur ka kryer krimin. Ndërkohë ministria e drejtësisë është institucioni i cili prej këtij muaji do të nis trajnimin e strukturave që kanë marrëdhënie me ligjin me plan përfshi gjyqtarë, prokurorë, avokat dhe efektivë policie.

Për herë të parë ky kod parashikon dhe marrjen e dëshmisë nga i mituri me anë të pajisjeve që vështirësojnë identifikimin e tij nëse i rrezikohet jeta, duke përdorur: pajisje që ndryshojnë pamjen dhe/ose zërin e dëshmitarit/viktimës, marrjen e tij në pyetje pas një ekrani jotransparent ose marrjen në pyetje në distance.

Po ashtu ky kod detyron që çdo proces me të mitur përfshi nga masat e sigurisë, marrja e dëshmisë si dhe hetimi gjyqësorë ku janë të përfshirë të miturit të bëhet me dyer të mbyllura pa praninë e mediave dhe personave që nuk përzgjidhen nga vetë i mituri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here