Tjetër gomone me drogë kapet në det, po transportonin 600 kg kanabis

0
221

Policia Kufitare në detyrë dhe shërbim të përforcuar natën e ndërrimit të viteve e mbështetur edhe nga dispozitivi detar i Guardia di Finanza në Shqipëri ka bërë të mundur finalizimin e një tjetër operacioni ndërkombëtar antidrogë në bashkëpunim dhe koordinim.

Mbrëmjen e djeshme Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza në patrullim kanë informuar njësitë e Guardia di Finanza në Pulia dhe menjëherë është ngritur avioni i Frontex duke patrulluar zonën detare ku nga radaret e QNOD ishte gjurmuar një mjet lundrues i dyshimtë. Si rezultat është bërë e mundur interceptimi i një gomoneje rreth 6 metra më një motor fuoribordo i ngarkuar me lëndë narkotike që lëvizte në ujra ndërkombëtare.

Pas ndjkejes, në afërsi të Leces, GdF ka bërë bllokimin e gomones me dy skafistë në bord, konkretisht një shtetas shqiptar me inicialet A.Gj. 55 vjeç dhe një italian me inicialet A.D. 38 vjeç, si dhe është sekuestruar mjeti lundrues dhe ngarkesa prej 605,7 kg e dyshuar marijuanë. Të dhënat e tjera janë pjesë e sekretit hetimor pasi vijon shkëmbimi intesiv i informacioneve duke përfshirë edhe forcat policore malazeze.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here