Detaje të reja bëhen me dije lidhur me tragjedinë e ndodhur në familjen në fshatin Plan i Bardhë në Klos, ku vogëlushi 4 vjeç humbi jetën pasi ra në pusin pranë banesës.
Sipas hetimeve paraprake të grupit hetimor: Rreth orës 15.30, i mituri L.K., rreth 4 vjeç, ka dalë nga banesa dhe duke luajtur dyshohet se ka rënë në pusin e mbushur me ujë në oborrin e shtëpisë dhe për pasojë ka humbur jetën.
Trupi i të miturit është konstatuar nga familjarët pasditen e djeshme rreth orës 18.30.
Paraprakisht dyshohet si ngjarje aksidentale.
Grupi hetimor vijon hetimet në vendin ngjarjes, për zbardhjen e plotë te rrethanave të ngjarjes.