Odriozola në orbitën e Real Madrid

0
179

Álvaro Odriozola, është objektivi i parë i Realit për afatin kalimtar veror në vitin 2018.

Real Madridi nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri, duke mbetur 14 pikë prapa Barcelonës, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Sido që të jetë, drejtuesit e Los Blancos tashmë e kanë kuptuar se nuk mund të garojnë çdo sezon për çdo trofe nëse nuk bëjnë transferime, diçka që pritet të bëjnë gjatë verës 2018.

Në janar do të vijë vetëm portieri i Athletic Bilbaos, Kepa Arrizabalaga, ndërsa AS raporton se mbrojtësi spanjoll, Álvaro Odriozola, do të jetë objektivi i parë gjatë verës.

Një tjetër lojtar që mesiguri do ta veshë fanellën e bardhë është Eden Hazard, babai i të cilit tashmë e ka konfirmuar se belgu ka refuzuar kontratën me Chelsean dhe po pretë ofertë nga 12 herë kampionët e Evropës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here