Monumenti që përkujton persekucionin komunist, ja ku do të ndërtohet…

0
181

Në Shkodër do të ndërtohet monumenti që përkujton persekucionin komunist në Shkodër. Kjo përcaktohet edhe në buxhetin për vitin 2018, ku janë përcaktuar fondet që do të përdoren për ndërtimin e monumentit.

Bashkia e Shkodrës e drejtuar nga Voltana Ademi ka vendosur që monumenti të ngrihet atje ku sot gjendet busti i “Rozafatit”, ndërsa punimet do të zgjasin dy vjet.

Investimi do të vijë si bashkëfinancim dhe kap vlerën e 3.282.000 lekëve të reja.

Në propozimin e bërë, Bashkia e ka shoqëruar me relacionin përkatës këtë nisëm, duke sqaruar edhe arsyet e këtij vendimi: “Qyteti i Shkodrës është qyteti më i persekutuar gjatë diktaturës komuniste. Regjimi komunisti në Shqipëri filloi në vitin 1944 dhe zgjati për 45 vite rrjesht. Gjatë kësaj periudhe në qytetin e Shkodrës numërohen 3000 të burgosur politikë, 2000 të internuar, 601 të pushkatuar dhe 136 persona të vdekur në tortura. Në qytetin tonë nuk ka një memorial, i cili përkujton këto viktima. Në vitin 2014 Komisioni Drejtësi dhe Paqe në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, Shoqatën e ish të përndjekurve politikë Shkodër, Galerinë e Arteve si dhe mbështetur nga organizatat gjermane RENOVABIS dhe Maksimilian Kolbe, ka realizuar një konkurs për realizimin e një vepre që përkujtonte persekucionin komunist në Shkodër.

Në këtë konkurs morën pjesë skulptoret më të njohur në Shqipëri. Komisioni vlerësues i përbërë nga një juri me artistë profesionistë Jorg Luer, Luigj Mila, Filip Guraziu, Ndricim Muja, Agim Kadillari, Sytki Brahim dhe Tomi Nika, kanë vlerësuar si projekt fitues veprën e paraqitur nga skulptorët Hashim dhe Petrit Kruja. Këshilli Bashkiak me anë të një vendimi ka miratuar dhe hapësirën e caktuar për ta vendosur memorialin që gjendet në lulishten përballë Bashkisë Shkodër. Fotoja e këtij materiali është në vijim të kësaj fishprojekti. Bashkia Shkodër do të bashkëfinancojë bashkë me Shoqatën e të persekutuarve politike dhe donatorë të ndryshëm për realizimin e këtij monumenti”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here