Haxhinasto: Drejtuesit e sindikatave, burokratë. Sindikalizmi ka marrë fund

0
159

 

Deputeti i LSI-së, Edmond Haxhinasto, i ka cilësuar si burokratë drejtuesit e sindikatave dhe shashka akuzat e tyre se LSI dhe disa OJF u përpoqën ta manipulon protestën e sotme të naftëtarëve të Ballashit të cilët nuk kanë marrë pagat e prapambetura.

“LSI mbështet protestën e naftëtarëve. Do të vazhdojmë të kërkojmë miratimin e statusit të naftëtarëve. Pretendimet se pas protestave qëndron LSI janë shashka për të politizuar një revoltë të qenësishme.

Dua të them që sindikalizmi këtu ka marrë fund, përfaqësuesit e tyre nuk mendojnë të merren seriozisht me problemet, prandaj i detyron këta naftëtarë që keqtrajtohen nga punëdhënësit, këto çështje duhet të zgjidhen në rrugë ligjore.  Ata që janë përfaqësues të sindikatave janë burokratë dhe nuk përfaqësojnë interesat e naftëtarëve”, u shpreh Haxhinasto në një intervistë për Report Tv.

Deputeti i LSI theksoi se në 2018 do të ketë protesta për të ndërgjegjësuar qytetarët për keqqeverisjen.

“LSI do të vijojë opozitën luftarake dhe do të ndërgjegjësojë shqiptarët për problemet e mëdha që ka vendi. Patjetër që do të zhvillohen protesta”, tha Haxhinasto.

Në fund ai komentoi edhe votën e Shqipërisë në OKB duke e cilësuar si gabim, pasi duhet të kishte pasur një konsultim të gjerë.

“Duhet të ishte konstatuar vota me të gjitha institucionet për të gjetur një konsensus të gjerë me qëllim që vota të përfaqësojë popullin shqiptar. Duhej konsultim me Presidentin dhe Kuvendin. Vota ka qenë e nxituar, pasi nuk kishte përse Shqipëria të vendosej në një pozicion të tillë. Shqipëria më e pakta që duhet të bënte ishte abstenimi”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here