Votimi kundër SHBA në OKB, Denoncimi i fortë: Një klikë antiamerikane po qeveris vendin

0
252

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili e ka quajtur votimin e qeverisë shqiptare në OKB kudnër SHBA-ve dhe Trump, “një turp që nuk zhbëhet”.

Në një shënim në rrjetet sociale, Vasili shprehet se: “Denoncimi i forte, pa komplekse dhe pa kompromis i ketij turpi eshte i vetmi qendrim i ndershem ne te mire te Shqiperise dhe ne dem te klikes antiamerikane qe qeveris vendin dhe te gjithe zedhenesve te saj politikë e parapolitikë”.

Reagimi i plotë

“Qeveria kunder Amerikes ne OKB, ky turp i saj nuk zhbehet.

Qeveria votoi kunder Amerikes dhe kete nuk e luan topi.

Cdo alibi e shpëlarë e qeverise vetem se e rendon kete faj historik te saj.

Asnje shqiptar nuk eshte ne krah te qeverise kur ajo voton kunder Amerikes.

Arsyet e erreta te ketij votimi antiamerikan te qeverise jane te qarta dhe qellimkëqia.

Cdo avokati e ketij turpi qe nuk zhbëhet dot eshte po aq e erret sa edhe vete arsyet e erreta te qeverise kapur per te votuar haptas kunder Amerikes.

Denoncimi i forte, pa komplekse dhe pa kompromis i ketij turpi eshte i vetmi qendrim i ndershem ne te mire te Shqiperise dhe ne dem te klikes antiamerikane qe qeveris vendin dhe te gjithe zedhenesve te saj politikë e parapolitikë”, shkruan ish-kreu i LSI-së në Facebook.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here