Reagon ish-zyrtari që denoncoi lidhjet e Tahirit

0
77

Dritan Zagani, ish-zyrtari i lartë i policisë së Vlorës, që denoncoi i pari lidhjet mes ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri dhe Habilajve,  ka reaguar përmes një komenti në rrjetet sociale, në lidhje me ndryshimet e pritshme në prokurori.

Komenti i plotë i Dritan Zaganit

Siç dhe e keni vene re miqt e mij,kam disa kohë që nuk jam online në FB, dhe kam vendosur që të rri larg sa të mundem nga zhurma e pakuptimtë e vendit tim, që të qetësohem paksa.

Por sot tek po lexoja një artikull në shtyp që fliste mbi disa lëvizje të mundshme në krye të drejtimit të prokurorisë nga ana e Prokurores së sapo zgjedhur,nuk mund të rrija indiferent pa thënë një të vërtetë për një emër të lakuar si një nga mendjendriturit që do na drejtojë një nga organet më të rëndësishme pas vetingut kaq të shumëpritur.

Dhe për ta dokumentuar sado pak atë që do them po ju servir një kolazh me informacione të shpërdara nga pretendenti për “fronin” e drejtuesit të Prokurorisë për krimet e rënda një fare tipi që mbahet si prokuror i famshëm nga të gjitha linjat e politikës sonë të “pastër”,dhe kjo sepse ai me servilizmin e tij të pafytyrë ndaj të fortëve apo politikanëve se ka problem të shkeli ligjet apo edhe të shkatërrojë jetë njerëzish me pa të drejtë.

Ky farë prokurori quhet ANTON MARTINI… Ky zotëri është dhe njeriu që për të marrë “meritat” nga politika e rradhës në fuqi, gjitha shpifjet që u instrumentalizuan në një mënyrë banale nga sejmenët e Sajes në Ministrinë e Brendshme, i “ligjëroi” duke ngritur një akuze farse ndaj meje, që edhe pse na paskësh pasë shumë prova,ka pothuaj katër vjet që akoma nuk është mbyllë si proçes gjyqësore.

Dhe sot ky fare prokurori do bëj “drejtësi”, siç duket vetingu paska filluar me këmbë të mbarë.

P:S: Për gjithë kureshtarët apo dhe gazetarët një kujtesë në ndërgjegjen e tyre se gjithë këto informacione të shpërdara atyre nga ky farë prokurori, sot edhe pa mbaruar gjyqi rezultuan shpifje ordinere.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here