Florenc Beqiraj, 23 vjeçari nga Shqipëria, që humbi jetën në mënyrë të mistershme deri tani në Francë, ka shkaktuar reagime jo vetëm në vendin tonë, por edhe në shtetin ku ai emigroi.
23 vjeçari u shtrua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi më parë mbahej në paraburgim në Marsejë.
Fillimisht u tha se ai tentoi vetëvrasjen, por familja e 23 vjeçarit ka ngritur dyshimet se ai është vrarë në paraburgim.
Këto dyshime përforëcohen edhe nga dëshmitë e dhëna nga disa shqiptarë të tjerë, të cilët sikundër është raportuar kanë qenë në të njëjtin paraburgim bashkë me 23 vjeçarin, ndërsa kanë denoncuar kushtet në të cilat trajtohen.
Në foton e mëposhtme, shihet politikani Modem Mohamed Laqhila, i cili vizitoi qendrën e paraburgimit në Canet në Marsejë.
Ai ka parë nga afër dhomën ku mbahej i ndaluar Florenc Beqiraj, i cili dyshohet, sipas autoriteteve franceze, se u vetëvar më 14 dhjetor.
Prokuroria do të hapë një hetim dhe Olivier Rosato, avokat për familjen Beqiraj, do të paraqesë një padi kundër një personi që mediat franceze e identifikojnë vetëm me “X”.