Masakroi babanë me çekiç, djali i arrestuar jep tjetër version për krimin: E qëllova sepse …

0
145

28-vjeçari Selman Aliaj që vrau të atin në Shkozë është penduar për krimin e kryer. Hetuesve që e morën në pyetje i riu kuksian u tha se konflikti lindi pas njoftimit nga i ati në facebook pa dijeninë e tij për dasmën që do të bënin në janar.

Pas krimit makabër të ndodhur në Shkozë, ku një 28vjecar vrau babain e tij me çekiç e trupin ia hodhi  në liqenin e Farkës, Selman Aliaj ka dhënë shpjegimet e para tek grupi hetimor.

Autori i dyshuar është marrë dy herë në pyetje nga ekspertët e krimeve në drejtorinë e policisë së Tiranës, por seancat janë ndërprerë për shkak të gjendjes së rëndë psikike të 28-vjeçarit.

Ai ka rrëfyer se krimin e ka kryer për shkak të tronditjes së thellë, pasi i ndjeri Fejzi Aliaj 74-vjeç, nuk e kishte pyetur për datën e martesës që kishte publikuar në rrjetet sociale të Selmanit me bashkëshorten e tij.

Sipas autorit të dyshuar të vrasjes, ai kishte kërkuar të atit që të mos bënte dasmë pasi ndodheshin në kushte të vështira ekonomike. Gjatë  dëshmisë 28 vjecari ka shtuar se ishte konfliktuar edhe gjatë verës me babain e tij, pasi i kishte kërkuar para për të shkuar në emigrim, por kishte hasur në rezistencën e këtij të fundit.

Edhe pse krimi horror ndodhi në periferi të Tiranës, ceremonia mortore e 74-vjeçarit Fejzi Aliaj u zhvillua në qytetin e Kukësit.

Të vetmit që gjendeshin këtë të hënë në banesën e familjes Aliaj, ishin disa të afërm që prisnin njerëzit për ngushëllim.

Për fqinjët e tyre, familja Aliaj ishte model.

Dyshimet e para e policisë së kryeqytetit janë se i riu Selman Aliaj është përdorues i lëndëve narkotike, ndërsa pritet që çështje t’i kaloje për kompetencë gjykatës së krimeve të rënda.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here