Emisioni në shtëpinë e Saimir Tahirit, përplasja e Sokol Ballës me Vjollca Hoxhën. Në janar largohet nga Tch?

Kënga e përzgjedhur e 2017-ës ishte “Tren për Prizren” dhe ndërsa ishin gjithë personazhet e njohur të televizionit, ra në sy mungesa e gazetarit Sokol Balla.

Zakonisht Balla ishte i pari që hapte këngën e fundvitit, por pasi u hoq si drejtor i Informacionit, duket se nuk do jetë më as moderator i “Top Story” në Top Channel .

Burime pranë këtij televizioni tregojnë për Dritare.net se ish-drejtori i Lajmeve pati probleme me drejtuesit e kompanisë, menjëherë pasi realizoi emisionin me Saimir Tahirin, në shtëpinë e tij, emision që u prit keq për shkak të mënyrës si u realizua.

Ndërkohë vendin e Ballës në Top Channel e ka zënë gazetari i njohur Endri Xhafo i cili, mesa duket, që nga janari, do të drejtojë edhe “Top Story”, një emision i Top Channel, që për disa vite u drejtua nga Balla./dritare.net

Emisioni në shtëpinë e Saimir Tahirit, përplasja e Sokol Ballës me Vjollca Hoxhën. Në janar largohet nga Tch?

The Guardian: 10 këngët më të mira

Emisioni në shtëpinë e Saimir Tahirit, përplasja e Sokol Ballës me Vjollca Hoxhën. Në janar largohet nga Tch?

Shpërthim me eksploziv në Elbasan

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko