Vrau babanë me çekiç, arrestohet djali

0
172

Një i ri nga Shkoza është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka vrarë babanë, duke e qëlluar me çekiç në kokë. Pasi ka kryer krimin, trupin e pajetë e ka hedhur në liqenin e Farkës.

Selman Alija, 28 vjeç, banues në Shkozë  është arrestuar nën akuzën e ‘vrasjes për shkak të rrethanave familjare’.

Arrestimi i tij u bë për arsye se dy ditë më parë rreth orës 20:00, në Shkozë, Tiranë,  brenda ambienteve të oborrit rrethues të banesës së tyre, pas një konflikti për motive të dobëta, Selman Alija, ka goditur me sende te forta (një çekiç)  disa herë në pjesën e kokës, babanë e tij 74-vjeçarin me inicialet F. A., banues në Shkozë Tiranë, i cili, si pasojë e këtyre goditjeve ka gjetur dhe vdekjen e menjëhershme.

Nga veprimet hetimore të kryera për këtë rast ka rezultuar se Selman Alija pasi ka kryer veprimet e sipërcituara, ka ngarkuar trupin e pajetë të babait të tij Faik Aliaj, në automjetin Volksvagen, dhe e ka hedhur trupin e viktimës në liqenin e Farkës.

Nga ana e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur gjetja e kufomës dhe transportimi pranë ambienteve  të Institutit të Mjekësisë Ligjore, për kryerje të veprimeve të mëtejshme.

Po kështu, është mundësuar gjetja dhe sekuestrimi i “çekiçit”, me të cilin dyshohet se është kryer kjo vepër penale.

Dosja në ngarkim të Selman Alijat, i`u referuan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për vepren penale “Vrasje për shkak te rrethanave familjare”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here