Sekuestrohet 80 kg mish i kontaminuar në Elbasan

0
203

Një sasi prej 80 kg mish i kontaminuar dhe pa faturë është sekuestruar në një thertore në Mengel të Elbasanit.

Policia bën me dije se në lidhje me këtë rast ka nisur edhe procedimi në gjendje të lirë për 63-vjeçarin A.Sh, i cili ishte pronar i thertores.

“Proçedimi ndaj tij, filloi pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me AKU rajonale Elbasan, në fshatin Mengel në thertoren e shtetasit të lartpërmendur u konstatua se tregtonte pa faturë tatimore dhe i’u sekuestruan 80 kg mish i kontaminuar”,  sqaroi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë” parashikuar nga nenet 180 dhe 288/a të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here