Uzurpim të Prokurorit të Përgjithshëm, e ka cilësuar deputeti demokrat Tritan Shehu, atë çka ndodhi në seancën e së hënës në Kuvendin e Shqipërisë.
I ftuar në studion e Ora Neës, Shehu tha se për herë të parën në Kuvendin e Shqipërisë ndodhën shumë gjëra, të cilat më parë nuk kishin ndodhur.
“Ndodhi uzurpimi i Prokurorit të Përgjithshëm. Ndodhi për herë të parë një shkelje e rëndë e Kushtetutës. Ndodhi një puç institucional. Nëpërmjet goditjes që iu bë Berishës synohej të jepej një paralajmërim jo vetëm për deputetët e opozitës, por edhe të mazhorancës. Risia në atë seancë dhe sinjali i alarmit ishte pikërisht ajo që ndodhi me ata ushtarë Forcave të Armatosura”, tha Shehu.