Kryeministri Edi Rama është zënë në vështirësi gjatë deklaratës së sotme për mediat pas zgjedhjes së kryeprokurores së përkohshme.
Një nga gazetarët e pyeti Ramën lidhur me rrjedhjen e votave të deputetëve sociliastë në zgjedhjen e Arta Markut kryeprokurore e përkohshme.
“Iu keni siguruar 74 mandate, ndërkohë kandidatja e propozuar prej jush Arta Marku mori vetëm 69 mandate. Nga përllogaritjet iu mungojnë 5 vota. A iu vjen keq që në një vendim kaq të rëndësishëm nuk iu bindën 5 deputetë të partisë suaj”.
Ndërsa Rama, duke iu shmangur përgjigjej së drejtpërdrejtë të pyetjes, nënqesh dhe thotë: Ca të them!
…
“Sot, e rëndësishme që u votua pavarësisht shisheve ,këpucëve, sharjeve që fluturuan për te penguar votimin. Sot Shqipëria ka sipas Kushtetutës dhe ligjit prokuroren e përgjithshme me mandat të përkohshëm. Kjo është e rëndësishme. Nëse keni pyetje për këtë urdhëroni”.
*VIDEO/ ‘Gjithë të mirat, mirupafshim!’, Ramën nuk e mbajnë nervat në konferencën për shtyp
*Zgjedhja e Kryeprokurores së Përkohshme, Habit Rama: Nuk doja, por e bëra…