Kush është Arta Marku? Kryeprokurorja e zgjedhur mes gjakut e tymit

0
544

Protestues të gjakosur nga dhuna e policisë, tymuese në Kuvend, përplasje mes depuetetëve të opozitës dhe efektivëve të gardës në Kuvend….

Në këtë atmosferë, Parlamenti ka zgjedhur me 69 vota pro dhe 2 kundër Kryeprokuroren  e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku.

Pavarësisht kundërshtimit të opozitës Arta Marku do të zërë postin e Adriatik LLallës  të cilit tashmë i ka përfunduar mandati.

Ajo e hodhi kandidaturen e saj bashkë me 6 prokurorë te tjerë për ti zënë vandin Llallës dhe siç duket i plotësonte te gjitha kriteret qe kishte percaktuar mazhoranca për një Prokuror të përkohëshëm.

Por kush është Arta Marku?

Kryeprokurorja e  Përgjithshme e Përkohshme është diplomuar si juriste në vitin 1999 në Fakultetin e Drejtësisë në “Universitetin e Tiranës”. Në vitin 2002 ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës,Tiranë.

Nga viti 2003  dhe në vijim është trajnuar brenda dhe jashtë vendit nga institucione akademike si Shkolla e Magjistraturës, Universiteit i Gjenevës, Fakulteti i Drejtësisë, TAIEX, OPDAT etj.

Arta Marku ka punuar si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier për dy vite në periudhën 2001-2002.

Nga viti 2002 dhe vazhdim është emëruar  prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Ndërkohë në  Prill 2009-Janar 2016 ka ushtruar detyrën e  zv.drejtueses të njësisë së përbashkët Hetimore për hetimin e krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Gjatë viteve 2010-2014 Arta Marku ka punuar si  Pedagoge në Universitetin Gjon Buzuku në Shkodër.

Marku e ka nisur karrierën e saj në kohën kur kryeprokuror në Shkodër ishte Ulsi Manja, ndërkohë që prej 16 vitesh dosjet e hetuara prej saj dhe të përfaqësuara në Gjykatë kanë qenë fare të pakta.

Një ndër to është dosja ndaj pedagogut Fran Qafa, i cili më pas mori pafajësinë në Gjykatë. Kryeprokurorja është e martuar dhe ka 2 vajza.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here