Ja kur do të zgjidhet Kryeprokurori i ri, pas Arta Markut…

0
320

Kuvendi zgjodhi vetëm me votat e socialistëve në një proçes të kontestuar, Arta Markun në postin e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme. Opozita akuzoi PS-në se ka shkelur Kushtetutën, ndërsa Marku morri 69 vota pro, përfshi këtu edhe manipulimin që u bë duke përdorur kartat elektronike të deputetëve të opozitës, që po protestonin në foltoren e Kuvendit.

Por sa do të jetë mandati do të ketë Kryeprokurorja?

Sipas socialistëve, kryeprkurorja e zgjedhur sot do të ketë një mandat deri në fund të marsit ose fillimin e prillit, kohë kur pritet që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të vihet në funksionim dhe të propozojë 3 kandidatët për kryeprokuror, njëri prej të cilëve do të marrë mandatin e Kuvendit për të drejtuar Prokurorinë e Përgjithshme me një mandat 7 vjeçar.

Socialistët parashikojnë që anëtari i 11-të i KLP-së të zgjidhet në shkurt, ndërsa në muajt mars-prill pritet të ngrihet ky institucion që ka detyrimin kushtetues për të deklaruar përfundimin e mandatit të Kryeprokurorit dhe propozon kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm.

Kjo do të thotë se minimalisht prokurorja e përkohshme do të ketë një mandat të paktën 4 mujor, nga momenti i sotshëm, kur u votua në Kuvend.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here