Gjykata e Beratit ka dhënë masën arrest me burg për 49 vjeçarin e akuzuar për përdhunimin e 13 vjeçares me inicialet B.G,. Aliosha Emini.
Ai akuzohet se ka përdhunuar 13-vjeçaren B. G, si dhe ka tentuar të trafikojë jashtë vendit me qëllim shfrytëzimin për prostitucion motrën e saj, A. G, 19 vjeçe. Ndaj 49-vjeçarit, që sipas Policisë njihet si person me probleme mendore, do të rëndojë akuza “trafikim i të rriturve” dhe “marrëdhënie seksuale me të mitur”.