Skandali, deputetët e PS firmosin në fletë të bardhë për kryeprokurorin e përkohshëm

0
205
Ulsi Manja, duke folur gjate nje mbledhje te Komisionit per Ceshtjet Ligjore, Administraten Publike dhe te Drejtat e Njeriut, ku eshte thirrur per te raportuar ministrija e Drejtesise, Etilda Gjonaj. Kjo mbledhje u bojkotua nga deputetet e PD./r/n/r/nUlsi Manja, speaks during a meeting of the Committee on Legal Affairs, Public Administration and Human Rights.

Firmat i kanë dhënë, por nuk e dinë se për kë kanë firmosur. Deputetët e PS-së mësohet se kanë firmosur në fletë të bardhë dhe ata nuk e dinë se për cilin emër do të përdoren firmat.

Burimet thonë se Rama e vendosur se kush do të jetë kryeprokurori i ri i përkohshëm dhe për të eliminuar pakënaqësitë dhe ndonjë të papritur deputetëve u është kërkuar që në radhë të hedhin firmën në fletë të bardhë.

Partia Socialiste ka mbledhur seancën e të enjtes firmat e deputetëve për Kryeprokurorin. Burime pranë PS kanë thënë për Report Tv se janë mbledhur firmat dhe deputetët kanë firmosur të gjithë.

Nga ana e tyre, të paktën katër ligjvënësit socialistë thanë për Report Tv se iu është paraqitur një fletë e bardhë gjatë seancës së Kuvendit, ku nuk shkruhej asgjë dhe iu është kërkuar të hedhin firmën për të propozuar një kandidat për pasardhësin e Adriatik Llallës.

Ata shtojnë se nuk e dinë për kë nga kandidatët në garë kanë firmosur. “Na kërkuan firmat për Kryeprokurorin në një fletë të bardhë ku nuk shkruhej asgjë. Nuk e dimë se për cilin kandidat kemi firmosur”, pohojnë katër deputetë të PS.

Votimi për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri është parashikuar të kryhet seancën e ditës së hënë. Komisioni i ligjeve dorëzoi një ditë më parë raportin në Kuvend me tre kandidatura potenciale të cilët plotësojnë kushtet Ferdinand Elezi, Arta Marku dhe Ermira Tafani, ndërsa nuk kaluan “testin” Besnik Muçi, Artur Selmani, Arqile Koça dhe Granit Shahu.

Orët në vazhdim mbetet për t’u parë nëse do vijojë procedura e nisur apo do kemi zhvillime surprizuese, pasi nga ana tjetër opozita ka paralajmëruar për nisjen e protestave nga dita e hënë përpara Parlamentit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here