Një aksident me pasojë vdekjen e një gruaje ka ndodhur në Elbasan. Viktima është F.Xh., 68 vjeçe.
Policia njofton se: Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Amarildo Xhika, 22 vjeç banues në fshatin Shtëpanjë Cërrik.
Arrestimi i tij, u bë pasi në aksin rrugor Cërrik – Gramsh, në fshatin Shtëpanjë duke drejtuar mjetin tip “Fiat” me targa AA 461 EN ka aksidentuar me pasojë vdekje këmbësoren shtetasen F.Xh., 68 vjeçe banuese në fshatin Shtëpanjë.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.